Foto: TelegrafiIz objave izvora
Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar në Kuvendin e Kosovës programin qeveritar dhe kabinetin e ri qeverisës, pas votimit të Qeverisë së re të udhëhequr nga ai.Në fjalimin e tij, Kurti ka deklaruar se qeverisja e re do të fokusohet në zhvillimin ekonomik, prodhimtarinë, mirëqenien sociale, sigurinë, arsimin, shëndetësinë dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.Ai ka thënë se nuk do të ketë një ekspoze tërësisht të re, pasi zgjedhjet e përsëritura kanë ndërprerë qeverisjen e njëjtë.“Vizioni ynë në këto vite të qeverisjes sonë të përbashkët është punë për qytetarin dhe mbrojtje për familjen. Qeveria jonë është shërbim për publikun, jo privilegj për pakicën”, ka deklaruar Kurti.Kurti: Rritja ekonomike ka qenë mesatarisht 6 për qindKurti ka deklaruar se gjatë pesë viteve të fundit Kosova ka shënuar rritje mesatare ekonomike prej 6 për qind, duke theksuar se në çerekun e parë të vitit 2026 rritja ishte 5.4 për qind.Sipas tij, Bruto Produkti Vendor është rritur nga rreth 7 miliardë euro në 11 miliardë euro, ndërsa për këtë vit është projektuar të arrijë në 12 miliardë euro.Ai ka thënë se numri i të punësuarve është rritur nga 350 mijë në 430 mijë, ndërsa të ardhurat e familjeve janë rritur përmes pagës minimale, pensioneve, shtesave për fëmijë dhe pagave në sektorin publik.Kurti ka paralajmëruar se në mandatin e ri paga mesatare në sektorin publik do të kalojë 1 mijë euro në muaj.Dyfishim i shtesave për fëmijëtKryeministri ka bërë të ditur se shtesat për fëmijët do të dyfishohen gjatë mandatit të ardhshëm.Sipas tij, shtesat do të rriten nga 30 në 60 euro dhe nga 45 në 90 euro për fëmijë, varësisht nga numri i fëmijëve në familje. Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër Ai ka përmendur edhe mbështetjen për nënat lehona, të cilat nga 1 korriku marrin 500 euro në muaj për gjashtë muaj.Në kuadër të programit “Gjenerata për gjeneratë”, Kurti ka propozuar që gjyshërit pensionistë që kujdesen për nipërit dhe mbesat nga 13 deri në 36 mu
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.