Izvor fotografije: telegrafi.comIz objave izvora
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do t'i heqë të gjitha tarifat për uiskin irlandez në fund të vizitës së tij dyditore në Irlandë, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express. Ai e bëri këtë njoftim para se t'i dorëzonte trofeun e fituesit Shane Lowry-t, fituesit të turneut "Irish Open", në resortin e golfit "Trump International" në Doonbeg, në qarkun Clare. Uiski i prodhuar në Republikën e Irlandës i nënshtrohet tarifës standarde prej 15% që zbatohet për mallrat e BE-së që hyjnë në SHBA, ndërsa uiski i prodhuar në Irlandën Veriore ose diku tjetër në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka tarifa. Ky njoftim erdhi pasi Trump rikonfirmoi mbështetjen e tij për një Irlandë të bashkuar dhe tha se bashkimi i Irlandës Veriore me Republikën e Irlandës ishte "një nga gjërat më të natyrshme të të gjitha kohërave". Ditën e dytë të vizitës së tij në Irlandë, ai e kaloi duke ndjekur ditën finale të turneut "Irish Open". Të shtunën, Trump ndodhej në Dublin, ku u takua me Taoiseach-un (Kryeministrin irlandez) Micheál Martin dhe me Presidenten irlandeze Catherine Connolly. Duke iu drejtuar turmës para ceremonisë së dorëzimit të trofeut, Trump tha se kishte diskutuar për tarifat e uiskit me Martinin dhe me lojtarin e golfit, Lowry. "Të gjithë më kanë rënë në qafë për këtë," tha ai.
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.