Skip to comments
Događaj u razvoju
Policia e kosovës

Policia sqaron masat para 16 shtatorit: Planet e sigurisë janë procedura të rregullta

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve në disa portale se vendi do të “blindoset” në prag të vendimit të Hagës, duke i cilësuar ato si pretendime që mund të keqinformojnë opinionin.Përmes një njoftimi për media, Policia ka sqaruar se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste të zhvillimeve, aktiviteteve apo tubimeve me pjesëmarrje të madhe janë pjesë e procedurave të rregullta policore.“Me qëllim të njoftimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës por edhe më gjerë, ju bëjmë me dije se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste kur pritet të ketë zhvillime, aktivitete, apo pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, hartimi i planeve policore janë pjesë e procedurave të rregullta policore”, thuhet në njoftim.Policia ka përmendur edhe marshin solidarizues paqësor të 12 shtatorit, duke theksuar se masat e sigurisë në raste të tilla planifikohen për menaxhimin e sigurt të tubimeve, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, qarkullimin e trafikut rrugor dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve.Sipas Policisë, në kuadër të vlerësimeve dhe planifikimeve merret parasysh edhe mundësia që individë apo elemente të caktuara, përfshirë edhe nga jashtë vendit, të tentojnë t’i shfrytëzojnë grumbullimet e mëdha për provokime, incidente apo veprime destabilizuese.“Këto janë masa parandaluese dhe standarde, të cilat aplikohen varësisht nga numri i pritshëm i pjesëmarrësve dhe vlerësimit të përgjithshëm të situatës”, thuhet në njoftim.Në fund, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të shmangin përhapjen e pretendimeve të pakonfirmuara, veçanërisht kur ato mund të ndikojnë në perceptimin e sigurisë dhe të krijojnë shqetësim të panevojshëm në opinion./Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Policia sqaron masat para 16 shtatorit: Planet e sigurisë janë procedura të rregulltaFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...