Skip to comments
Događaj u razvoju
Albulena haxhiu

Haxhiu u bën thirrje deputetëve: Të përmbushet me sukses edhe procesi i zgjedhjes së Presidentit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e ri qeveritar, pas votimit të Qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës.Haxhiu, përmes një postimi, ka thënë se përpara institucioneve të Kosovës janë shumë punë të përbashkëta, duke përfshirë reformat, zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.“Uroj kryeministrin dhe të gjithë kabinetin e ri, duke u dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në përgjegjësitë që kanë marrë”, ka shkruar Haxhiu.Ajo ka theksuar se Kuvendi do ta kryejë pjesën e tij përmes agjendës legjislative dhe mbikëqyrjes parlamentare mbi punën e ekzekutivit.“Me votimet e sotme, Republika e Kosovës tashmë i ka Kuvendin dhe Qeverinë. Mbetet edhe një hap i rëndësishëm për kompletimin e institucioneve e që është zgjedhja e Presidentit të Republikës”, ka deklaruar Haxhiu.Ajo ka bërë thirrje që deputetët ta ushtrojnë përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe që procesi i zgjedhjes së Presidentit të përmbyllet me sukses.“Kosova ka nevojë për institucione të forta, funksionale dhe stabile dhe jo për pritje dhe vonesa të reja”, ka përfunduar Haxhiu./Telegrafi/

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: Haxhiu u bën thirrje deputetëve: Të përmbushet me sukses edhe procesi i zgjedhjes së PresidentitFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e ri qeveritar, pas votimit të Qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës.Haxhiu, përmes një postimi, ka thënë se përpara institucioneve të Kosovës janë shumë punë të përbashkëta, duke përfshirë reformat, zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.“Uroj kryeministrin dhe të gjithë kabinetin e ri, duke u dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në përgjegjësitë që kanë marrë”, ka shkruar Haxhiu.Ajo ka theksuar se Kuvendi do ta kryejë pjesën e tij përmes agjendës legjislative dhe mbikëqyrjes parlamentare mbi punën e ekzekutivit.“Me votimet e sotme, Republika e Kosovës tashmë i ka Kuvendin dhe Qeverinë. Mbetet edhe një hap i rëndësishëm për kompletimin e institucioneve e që është zgjedhja e Presidentit të Republikës”, ka deklaruar Haxhiu.Ajo ka bërë thirrje që deputetët ta ushtrojnë përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe që procesi i zgjedhjes së Presidentit të përmbyllet me sukses.“Kosova ka nevojë për institucione të forta, funksionale dhe stabile dhe jo për pritje dhe vonesa të reja”, ka përfunduar Haxhiu./Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...