Izvor fotografije: resources.koha.netIz objave izvora
Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 97 janë shpëtuar nga një traget pasagjerësh që ishte fundosur në Detin Java, ka konfirmuar agjencia indoneziane e kërkim-shpëtimit. Sipas njoftimit, një operacion kërkim-shpëtimi është nisur pasi ishte humbur kontakti me anijen Virgo Transport 8, e cila transportonte 243 persona dhe u përball me kushte të këqija atmosferike, transmeton albinfo.ch. Bëhet e ditur se kërkimet për pasagjerët e mbetur po vazhdojnë teksa trageti po udhëtonte nga Surabaya drejt qytetit Banjarmasin, në Kalimantanin Jugor, dhe për herë të fundit është raportuar se ndodhej rreth 150 kilometra në jug të Banjarmasinit, rreth orës 02:00 sipas kohës lokale të dielën. Për operacionin e shpëtimit është krijuar një task-forcë e përbashkët, ku marrin pjesë agjencia indoneziane e kërkim-shpëtimit, marina, policia detare dhe institucione të tjera. Anije dhe një helikopter janë dërguar në vendngjarje, ndërsa të gjitha anijet e tjera që ndodhen në atë zonë të Detit Java janë paralajmëruar që të raportojnë nëse shohin ndonjë pasagjer.
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.