Skip to comments
Događaj u razvoju
Futboll

Daniel Maldini përfshihet në aksident me veturë në Milano, fatmirësisht pa lëndime

Sulmuesi i Cagliarit, Daniel Maldini, është përfshirë në një aksident trafiku në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në Milano, por fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime. Ngjarja ndodhi vetëm disa orë pasi Maldini kishte shënuar penalltinë vendimtare në fitoren e Cagliarit ndaj Atalantas në Bergamo, të shtunën më 12 shtator. Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, aksidenti ndodhi rreth orës 05:15 të mëngjesit, në kryqëzimin mes Via Tolentino dhe Via Francesco Caracciolo. Në përplasjen fillestare u përfshinë dy automjete, ndërsa më pas njëri prej tyre goditi edhe një Mercedes SUV të parkuar. Maldini dërgohet në spital për kontroll Shërbimet emergjente reaguan menjëherë, duke dërguar në vendngjarje tri ambulanca dhe një ekip mjekësor. Në total, gjashtë persona pësuan lëndime të lehta, ndërsa pesë prej tyre u transportuan në spital për kontrolle të mëtejshme. Daniel Maldini u dërgua në spitalin Fatebenefratelli si masë parandaluese. Pas kontrolleve mjekësore, ai u lirua menjëherë dhe u kthye në shtëpi. Avokati i lojtarit, Danilo Buongiorno, konfirmoi se 23-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore. “Pas një kontrolli të shkurtër në urgjencë, Daniel u lirua menjëherë dhe u kthye në shtëpi. Ai është mirë dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim, aq më pak ndonjë dëmtim serioz”, deklaroi Buongiorno. Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit Hetimet për të rindërtuar dinamikën e saktë të aksidentit janë ende në vazhdim. Sipas informacioneve të para, një automjet që po lëvizte përgjatë Via Caracciolo u përplas me veturën e Maldinit, e cila po dilte nga Piazza Caneva. Hetuesit dyshojnë se automjeti i sulmuesit të Cagliarit nuk i kishte dhënë përparësi mjetit tjetër, duke shkaktuar përplasjen mes pjesës së përparme të majtë të veturës së Maldinit dhe pjesës së përparme të djathtë të automjetit tjetër. Pas goditjes, njëri prej automjeteve përfundoi duke u përplasur edhe me një Mercedes SUV të parkuar në një zonë të rezervuar për banorët. Maldini pritet t’i rikthehet st

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Daniel Maldini përfshihet në aksident me veturë në Milano, fatmirësisht pa lëndimeIzvor fotografije: telegrafi.com

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...