Skip to comments
Događaj u razvoju
Lajme

Guri: S’e votojmë Qeverinë Kurti, s’e dimë nëse më pas do të thërrasin seancë për Presidentin, marrëveshja për Sejdiun është valide

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri tha se deputetët e LDK-së nuk do ta votojnë Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. Para nisjes së seancës së Kuvendit, të thirrur për zgjedhjen e qeverisë së re, Guri tha: “Po shkojmë në një mbledhje të grupit parlamentar që është ftuar. Ne natyrisht që secili deputet e ka vendin në Kuvendin e Kosovës, për atë arsye edhe na ka votuar populli. Natyrisht që nuk do të votojmë për Qeverinë Kurti”. I pyetur për një takim të mundshëm mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Guri mohoi. “Jo, nuk ka takime mes Kurtit dhe Abdixhikut, për arsye se, ashtu siç e dini, prej orës 14:00 është edhe seanca e Kuvendit të Kosovës, ndaj është edhe e pamundur që të jenë në të dy vendet njëkohësisht”, deklaroi ai. Guri tha se LDK-ja nuk ka informacione nëse do të ketë një seancë për çështjen e zgjedhjes së presidentit, ndërsa kritikoi mënyrën e njoftimit të deputetëve për seancën e sotme. “Jo, nuk kemi informacione. Fillimisht, mendoj që është pak e papërgjegjshme, për arsye se deputetët janë njoftuar 15 minuta para kohës për seancën e cila do të mbahet në orën 14:00, gjë që e pamundëson edhe fizikisht ardhjen e deputetëve në seancën e Kuvendit”, tha Guri. Sipas tij, informacioni i vetëm që deputetët kanë është se në orën 14:00 do të mbahet seanca me një pikë të vetme të rendit të ditës. “Informacioni i vetëm që e kemi ne si deputetë të Republikës së Kosovës është që në orën 14:00 do të mbahet një seancë në Parlamentin e Kosovës, me pikën e vetme të rendit të ditës, votimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, u shpreh ai. Sa i përket marrëveshjes mes Kurtit dhe Abdixhikut, Guri tha se ajo vazhdon të jetë valide. “Absolutisht po. Përderisa nuk kanë dalë me e shfuqizu marrëveshjen, marrëveshja i bie që është valide”, tha deputeti i LDK-së. Guri theksoi se LDK-ja nuk ka diskutuar në asnjë moment për t’iu bashkuar Qeverisë Kurti, duke përsëritur qëndrimin e partisë së tij se nuk do të bëhet

Objavljeno · ažurirano 14:47 · 2 min čitanja

Slika uz članak: Guri: S’e votojmë Qeverinë Kurti, s’e dimë nëse më pas do të thërrasin seancë për Presidentin, marrëveshja për Sejdiun është valideIzvor fotografije: resources.koha.net

Iz objave izvora

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri tha se deputetët e LDK-së nuk do ta votojnë Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. Para nisjes së seancës së Kuvendit, të thirrur për zgjedhjen e qeverisë së re, Guri tha: “Po shkojmë në një mbledhje të grupit parlamentar që është ftuar. Ne natyrisht që secili deputet e ka vendin në Kuvendin e Kosovës, për atë arsye edhe na ka votuar populli. Natyrisht që nuk do të votojmë për Qeverinë Kurti”. I pyetur për një takim të mundshëm mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Guri mohoi. “Jo, nuk ka takime mes Kurtit dhe Abdixhikut, për arsye se, ashtu siç e dini, prej orës 14:00 është edhe seanca e Kuvendit të Kosovës, ndaj është edhe e pamundur që të jenë në të dy vendet njëkohësisht”, deklaroi ai. Guri tha se LDK-ja nuk ka informacione nëse do të ketë një seancë për çështjen e zgjedhjes së presidentit, ndërsa kritikoi mënyrën e njoftimit të deputetëve për seancën e sotme. “Jo, nuk kemi informacione. Fillimisht, mendoj që është pak e papërgjegjshme, për arsye se deputetët janë njoftuar 15 minuta para kohës për seancën e cila do të mbahet në orën 14:00, gjë që e pamundëson edhe fizikisht ardhjen e deputetëve në seancën e Kuvendit”, tha Guri. Sipas tij, informacioni i vetëm që deputetët kanë është se në orën 14:00 do të mbahet seanca me një pikë të vetme të rendit të ditës. “Informacioni i vetëm që e kemi ne si deputetë të Republikës së Kosovës është që në orën 14:00 do të mbahet një seancë në Parlamentin e Kosovës, me pikën e vetme të rendit të ditës, votimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, u shpreh ai. Sa i përket marrëveshjes mes Kurtit dhe Abdixhikut, Guri tha se ajo vazhdon të jetë valide. “Absolutisht po. Përderisa nuk kanë dalë me e shfuqizu marrëveshjen, marrëveshja i bie që është valide”, tha deputeti i LDK-së. Guri theksoi se LDK-ja nuk ka diskutuar në asnjë moment për t’iu bashkuar Qeverisë Kurti, duke përsëritur qëndrimin e partisë së tij se nuk do të bëhet

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...