Iz objave izvora
Shpallja e nominimeve për “Topin e Artë” ka sjellë sërish polemika, veçanërisht në Katalonjë, ku mungesa e disa prej emrave më të rëndësishëm të Barcelonës nga lista prej 30 kandidatëve ka shkaktuar reagime të forta. Gazetari Alfredo Martinez, në një koment të publikuar në gazetën katalanase “Sport”, e vuri në dyshim drejtpërdrejt kredibilitetin e çmimit. “A është vërtet kaq e rëndësishme ta fitosh ‘Topin e Artë’? Një çmim që nuk përfshin Pedrin dhe Raphinhan mes 30 lojtarëve më të mirë të sezonit humbet kredibilitetin që në fillim”, shkroi ai. Sipas Martinez, futbolli gjithmonë do të ketë një element subjektiv dhe preferencat personale janë të pashmangshme. Megjithatë, ai konsideron se disa vendime janë shumë të vështira për t’u justifikuar. Ai kritikoi përzgjedhjen e disa lojtarëve përpara yjeve të Barcelonës, duke argumentuar se Pedri dhe Raphinha duhet të konsiderohen pothuajse pa diskutim mes 10 apo 15 futbollistëve më të mirë në botë. “Nuk do të biem kurrë dakord” Martinez pranoi se debati rreth “Topit të Artë” nuk do të përfundojë kurrë, pasi secili ka preferencat e veta. “E vërteta e madhe është se nuk do të biem kurrë dakord, sepse secili ka preferencat e veta dhe kjo është krejtësisht normale”, shkroi ai. Sipas tij, kjo ngre një pyetje më të madhe: sa i rëndësishëm është në të vërtetë ky çmim për një lojtar apo për klubin e tij? Ai theksoi se historia e futbollit është e mbushur me emra legjendarë që nuk e kanë fituar kurrë “Topin e Artë”, pa e zvogëluar aspak madhështinë e karrierës së tyre. “Është bërë produkt marketingu” Gazetari katalanas ishte edhe më kritik ndaj mënyrës se si çmimi është shndërruar në një produkt të madh mediatik. “Në fund, është edhe një produkt marketingu dhe shitjeje imazhi. Në fakt, organizatorët përfitojnë më shumë prej tij sesa vetë lojtarët”, shkroi Martinez. Sipas tij, tifozët e një klubi nuk kanë nevojë për “Topin e Artë” për ta kuptuar vlerën e një futbollisti. “Shumica e tifozëve do t’i vlerësojnë lojtarët e tyre njësoj, p
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.