Skip to comments
Događaj u razvoju
Vijest · Balkan

Haxhiu pas konstituimit të Kuvendit: Pozita e nënkryetarit nga PDK-ja mbetet e rezervuar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke thënë se tashmë është hapur rruga për hapin e radhës, formimin e Qeverisë.Haxhiu ka uruar nënkryetarët e zgjedhur të Kuvendit dhe ka falënderuar deputetët që morën pjesë në seancë dhe ushtruan përgjegjësinë e tyre përmes votës.Ajo ka theksuar se pozita e njërit prej nënkryetarëve, që i takon Partisë Demokratike të Kosovës, ka mbetur e paplotësuar.“Pozita e nënkryetarit nga radhët e PDK-së mbetet ende e paplotësuar. Për tri herë radhazi, përfaqësuesit e PDK-së nuk ishin të pranishëm në seancën konstituive dhe, rrjedhimisht, nuk e ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese për ta propozuar kandidatin”, ka shkruar Haxhiu.Sipas saj, kjo pozitë vazhdon t’i takojë PDK-së dhe mbetet e rezervuar për këtë subjekt politik.“Kjo pozitë i takon PDK-së dhe mbetet e rezervuar për të. Sapo PDK-ja ta propozojë kandidatin e saj, Kuvendi do të votojë për të”, ka deklaruar ajo.Haxhiu ka bërë thirrje që institucionet të funksionojnë dhe që procesi i funksionalizimit të plotë të tyre të vazhdojë pa vonesa.“Institucionet duhet të funksionojnë. Kosova ka nevojë për përgjegjësi, vendimmarrje dhe punë. Vullneti i qytetarëve duhet të respektohet dhe procesi i funksionalizimit të plotë të institucioneve duhet të vazhdojë pa vonesa të panevojshme”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: Haxhiu pas konstituimit të Kuvendit: Pozita e nënkryetarit nga PDK-ja mbetet e rezervuarFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke thënë se tashmë është hapur rruga për hapin e radhës, formimin e Qeverisë.Haxhiu ka uruar nënkryetarët e zgjedhur të Kuvendit dhe ka falënderuar deputetët që morën pjesë në seancë dhe ushtruan përgjegjësinë e tyre përmes votës.Ajo ka theksuar se pozita e njërit prej nënkryetarëve, që i takon Partisë Demokratike të Kosovës, ka mbetur e paplotësuar.“Pozita e nënkryetarit nga radhët e PDK-së mbetet ende e paplotësuar. Për tri herë radhazi, përfaqësuesit e PDK-së nuk ishin të pranishëm në seancën konstituive dhe, rrjedhimisht, nuk e ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese për ta propozuar kandidatin”, ka shkruar Haxhiu.Sipas saj, kjo pozitë vazhdon t’i takojë PDK-së dhe mbetet e rezervuar për këtë subjekt politik.“Kjo pozitë i takon PDK-së dhe mbetet e rezervuar për të. Sapo PDK-ja ta propozojë kandidatin e saj, Kuvendi do të votojë për të”, ka deklaruar ajo.Haxhiu ka bërë thirrje që institucionet të funksionojnë dhe që procesi i funksionalizimit të plotë të tyre të vazhdojë pa vonesa.“Institucionet duhet të funksionojnë. Kosova ka nevojë për përgjegjësi, vendimmarrje dhe punë. Vullneti i qytetarëve duhet të respektohet dhe procesi i funksionalizimit të plotë të institucioneve duhet të vazhdojë pa vonesa të panevojshme”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...