Skip to comments
Događaj u razvoju
Kuvendi i kosovës

Konstituohe​t Kuvendi i Kosovës, këta janë nënkryetarët e Legjislaturës së XI-të

Kuvendi i Republikës së Kosovës është konstituuar, pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, duke përmbyllur kështu procesin e konstituimit të Legjislaturës së XI-të.Në vazhdimin e seancës konstituive, në sallë ishin të pranishëm 82 deputetë.Në këtë proces, Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit gjatë seancës së së premtes. Kuvendi konstituohet pa nënkryetarin e PDK-së, Haxhiu mbyll seancën Pas mungesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në seancë dhe kishte tërhequr përkohësisht kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare, Kuvendi vazhdoi me procedurat për zgjedhjen e nënkryetarëve.Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi nuk mund të mbetet peng i asnjë subjekti politik dhe procedoi me propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).Kandidati i LDK-së, Kujtim Shala, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit me 75 vota për, një kundër dhe katër abstenime.Pas zgjedhjes së Shalës, Kuvendi vazhdoi me votimin e nënkryetarëve që përfaqësojnë komunitetet.Nga komuniteti serb, Tanja Vujoviq u zgjodh nënkryetare e Kuvendit me 62 vota për, gjashtë kundër dhe tri abstenime. Zgjidhen edhe nënkryetarët nga komunitetet, Kuvendi konsiderohet i konstituuar Ndërsa nga komunitetet joshumicë, Emilija Rexhepi u zgjodh nënkryetare me 70 vota për dhe shtatë abstenime.Pas përfundimit të votimeve, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, deklaroi se procesi i konstituimit kishte përfunduar.“Me këtë rast konstatoj se Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar. Shihemi në seancën e radhës”, deklaroi Haxhiu.Ajo bëri të ditur gjithashtu se deputetët do të njoftohen për formimin e grupeve parlamentare.Me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, Kuvendi i Republikës së Kosovës përmbylli procesin e konstituimit të Legjislaturës së XI-të, duke hapur kështu rrugën për vazhdimin e punës së Kuvendit dhe procedurat e tjera institucionale. /Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Konstituohe​t Kuvendi i Kosovës, këta janë nënkryetarët e Legjislaturës së XI-tëFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...