Foto: TelegrafiIz objave izvora
Pas përplasjeve dhe ndërprerjeve të njëpasnjëshme të së premtes, Kuvendi i Kosovës pritet të rikthehet sot në sallë për të vazhduar seancën konstituive. Seanca është paraparë të nisë në orën 10:00, ndërsa në fokus do të jetë zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.Në rendin e ditës është pika e katërt, që parasheh zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.Megjithatë, para vazhdimit të seancës, situata politike ka marrë një kthesë të re. Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka vendosur që t’i votojë kandidatët Vlora Çitaku nga PDK-ja dhe Kujtim Shala nga LDK-ja për postet e nënkryetarëve të Kuvendit. LVV mban mbledhje të jashtëzakonshme, vendos t’i votojë Çitakun e Shalën për nënkryetarë të Kuvendit Vendimi i LVV-së vjen pas përplasjeve të së premtes, kur kandidatura e Vlora Çitakut nuk mori votat e nevojshme. Pas kësaj, deputetët e PDK-së u larguan nga salla dhe paralajmëruan se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.Të premten, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte kërkuar një takim me Hamzën për të diskutuar rreth kandidaturës së PDK-së për nënkryetar të Kuvendit.Kurti kishte deklaruar se emri i Vlora Çitakut nuk mund të votohej nga deputetët e LVV-së, duke thënë se ajo kishte dalë kundër propozimeve të kësaj partie.Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse PDK-ja dhe LDK-ja do të marrin pjesë në seancën e sotme dhe nëse deputetët do të sigurojnë numrin e nevojshëm të votave për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.Në rast se kandidaturat marrin mbështetjen e nevojshme, procesi i konstituimit të Kuvendit mund të hyjë në një fazë të re, pas disa ditësh të përplasjeve dhe bllokadave mes partive parlamentare. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.