Skip to comments
Događaj u razvoju
Celine dion

Celine Dion rikthehet në koncert, fansat i përgatisin një surprizë emocionuese

Celine Dion është rikthyer në Paris për një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së saj të fundit. Këngëtarja 58-vjeçare u largua nga hoteli të shtunën në mbrëmje, ku përshëndeti fansat që e prisnin përpara koncertit të saj të madh të rikthimit.Fansat e saj, të njohur si “kokat e kuqe”, kishin përgatitur një homazh të veçantë me karamele dhe mollë, duke iu referuar betejës shëndetësore të artistes, shkruan DailyMail. Mesazhi i tyre ishte se kujdesen më shumë për shëndetin dhe mirëqenien e Celine sesa për performancat e saj.Rikthimi vjen pas një pauze të gjatë, pasi Dion u detyrua të anulonte pjesën e mbetur të turneut botëror “Courage” në vitin 2023, pas diagnostikimit me Sindromën e Personit të Ngurtë. Kjo gjendje shkakton ngurtësi muskulore dhe spazma të dhimbshme, duke ndikuar edhe në aftësinë e saj për të performuar.Pavarësisht sfidave, këngëtarja është përgatitur intensivisht për rikthimin, përmes terapisë fizike dhe vokale, Pilatesit dhe baletit. Rezidenca e saj në Paris do të zgjasë pesë javë dhe përfaqëson serinë e parë të koncerteve të saj pas anulimit të turneut.Performanca e fundit e saj në skenë ishte në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit në vitin 2024. Ndërkohë, dokumentari “I Am: Celine Dion”, i publikuar po atë vit, solli një pasqyrë të sinqertë të jetës së saj me këtë sëmundje. /Telegrafi/

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: Celine Dion rikthehet në koncert, fansat i përgatisin një surprizë emocionueseFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Celine Dion është rikthyer në Paris për një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së saj të fundit. Këngëtarja 58-vjeçare u largua nga hoteli të shtunën në mbrëmje, ku përshëndeti fansat që e prisnin përpara koncertit të saj të madh të rikthimit.Fansat e saj, të njohur si “kokat e kuqe”, kishin përgatitur një homazh të veçantë me karamele dhe mollë, duke iu referuar betejës shëndetësore të artistes, shkruan DailyMail. Mesazhi i tyre ishte se kujdesen më shumë për shëndetin dhe mirëqenien e Celine sesa për performancat e saj.Rikthimi vjen pas një pauze të gjatë, pasi Dion u detyrua të anulonte pjesën e mbetur të turneut botëror “Courage” në vitin 2023, pas diagnostikimit me Sindromën e Personit të Ngurtë. Kjo gjendje shkakton ngurtësi muskulore dhe spazma të dhimbshme, duke ndikuar edhe në aftësinë e saj për të performuar.Pavarësisht sfidave, këngëtarja është përgatitur intensivisht për rikthimin, përmes terapisë fizike dhe vokale, Pilatesit dhe baletit. Rezidenca e saj në Paris do të zgjasë pesë javë dhe përfaqëson serinë e parë të koncerteve të saj pas anulimit të turneut.Performanca e fundit e saj në skenë ishte në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit në vitin 2024. Ndërkohë, dokumentari “I Am: Celine Dion”, i publikuar po atë vit, solli një pasqyrë të sinqertë të jetës së saj me këtë sëmundje. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...