Skip to comments
Događaj u razvoju
Jakup krasniqi

Çitaku: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi morën sot verdiktin e popullit

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas “Marshit për Liri” të mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.Çitaku ka shkruar se Prishtina “kurrë më e bukur nuk është dukur”, duke theksuar pjesëmarrjen e qytetarëve të të gjitha moshave.“Të rinj e të moshuar. Gra e burra. Nëna e baballarë. Fëmijë që luftën e njohin vetëm nga rrëfimet e prindërve të tyre dhe njerëz që ende i bartin plagët e saj. Një popull i ngritur në këmbë. Si një. Me një zë. Me një histori. Me një porosi. Me një thirrje: LIRI!”, ka shkruar ajo.Sipas Çitakut, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë marrë të shtunën “verdiktin e popullit të tyre”.“Të pafajshëm!”, ka shkruar ajo.Ajo ka thënë se qytetarët dolën në shesh për të kërkuar drejtësi dhe për të kundërshtuar, siç është shprehur ajo, rishkrimin e historisë së luftës së Kosovës.“Sot Prishtina foli edhe për ata që nuk janë më. Për të rënët. Për dëshmorët. Për familjet që dhanë më të dashurit e tyre. Për një gjeneratë që rrezikoi gjithçka që ne sot të mund të jetojmë të lirë”, ka deklaruar Çitaku.Deputetja e PDK-së e ka cilësuar marshin si një moment kur, sipas saj, Kosova kujtoi çmimin e lirisë.“Sepse ka momente kur një popull duhet ta kujtojë kush është, nga ka ardhur dhe sa shumë ka kushtuar liria e tij. Sot ishte një prej atyre momenteve”, ka shkruar ajo.Në fund, Çitaku u është drejtuar drejtpërdrejt Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, duke u shprehur se qytetarët i presin në Kosovë.“Hashim, Kadri, Jakup, Rexhep, sot Kosova ishte në këmbë për ju. Sot e morët verdiktin e popullit tuaj: Të pafajshëm! Tash ju presim aty ku e keni vendin. Në Kosovën e lirë, për të cilën luftuat. Ju presim në shtëpi, çlirimtarë! LIRI!”, ka përfunduar Çitaku./Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Çitaku: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi morën sot verdiktin e popullitFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...