Foto: TelegrafiIz objave izvora
Emisari amerikan, Richard Grenell, theksoi sot, se më 16 shtator Haga do ta shpall vendimin në çështjen e Jack Smithit kundër ish-presidentit Hashim Thaçi.Grenell shkroi në platformën X, se Thaçi ka 6 vjet që ndodhet në burg – që nga momenti kur Jack Smith arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës, derisa ai po udhëtonte drejt Uashingtonit për t'u takuar me Presidentin Trump në Zyrën Ovale.Sipas Grenellit, Smithit i kanë dështuar të gjitha çështjet në SHBA dhe kjo kundër Thaçit është e fundit që i ka mbetur në Evropë.Kështu sipas tij, ekziston mbështetje dypartiake amerikane për Thaçin.“Thaçi ka 6 vjet që ndodhet në burg! – që nga momenti kur Jack Smith arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës, ndërsa ai po udhëtonte drejt Uashingtonit për t'u takuar me mua lidhur me negociatat përfundimtare me Presidentin Trump për marrëveshjen e Zyrës Ovale për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha çështjet e Jack Smith-it në Amerikë kanë dështuar. Kjo çështje në Evropë është e fundit që ai ka në dorë. Madje, edhe demokratë amerikanë dëshmuan në Hagë në favor të Thaçit, duke deklaruar nën betim se pretendimet e Jack Smith-it ishin krejtësisht të pavërteta. Pra, ekziston mbështetje dypartiake amerikane për Thaçin... dhe kundër Jack Smith-it. Tani gjithçka varet nga vendimi i Hagës më 16 shtator”, ka shkruar Grenell.Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara do të shpallin verdiktin final ndaj Hashim Thaçit.Sot, në Prishtinë është mbajtur një marshë protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ku morën pjesë rreth 100 mijë qytetarë sipas "Liria ka emër".Më 16 shtator, Gjykata e Hagës do të shpallë vendimin për çështjen e Jack Smith-it kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.Ky mbulim ekskluziv nga Gjykata Speciale në Hagë mundësohet nga Edil Project Company
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.