Foto: TelegrafiIz objave izvora
Kryetari i Aleancës për Kosovën, Ardian Gjini, ka thënë në “Marshin për Liri” në Prishtinë se qytetarët e mbledhur sot po i dërgojnë një mesazh të gjithë botës, miqve dhe kundërshtarëve të Kosovës, duke theksuar se katër krerët e UÇK-së që aktualisht ndodhen në paraburgim në Hagë kanë luftuar kundër forcave që, sipas tij, kanë kryer krime ndaj shqiptarëve në Kosovë.Ai tha se UÇK-ja kishte luftuar kundër atyre që, sipas tij, kishin kryer krime ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.“A e dini kundër kujt kanë luftuar këta, kundër kujt ka luftuar UÇK-ja, a e dini kundër kujt kanë luftuar këta katër burra që sot nuk janë të lirë, por kanë me qenë të lirë, sepse ne jemi të lirë? Kanë luftuar kundër atyre që i kanë mbushur kamionët, frigoriferët me trupa, bashkëqytetarëve tanë, të shqiptarëve, djemve e vajzave të reja, pleqve, gra. Kanë luftuar kundër atyre që kanë dhunuar me mijëra gra në Kosovë. Kanë luftuar kundër atyre që më 14 dhjetor 1998 i kanë vrarë fëmijët e vetë, të na akuzojnë neve. Fëmijët e vet i kanë vrarë, me na akuzu neve, kundër atyre kanë luftuar këta njerëz. Dhe shumë prej jush që jeni këtu sot, komandantë të UÇK-së, ushtarë, kundër atyre kanë luftuar, kundër të njëjtëve njerëz që kanë organizuar me vra njerëz në Sarajevë, të njëjtit kanë ardhur këtu me vra shqiptarë, kundër atyre kanë luftuar. E qysh munden me pas faj, me pas faj një popull, njerëzit që kanë kap pushkën për liri kundër atyre që kanë katilët më të mëdhenj në 80 vjetët e fundit në Evropë, kundër atyre kanë luftuar këta njerëz”, tha ai.Gjini tha se qytetarët do t’i presin të lirë ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.