Skip to comments
Događaj u razvoju
Pisa 2025

‘PISA 2025’: Pasqyra e deformuar e suksesit të qeverisë me arsimin

Rritja e klasifikimit të Shqipërisë në rezultatet e testimit ndërkombëtar, PISA 2025, u bazua mbi një kampion jogjithpërfshirës të shkollave, duke ndikuar në rezultate dhe shmangur një pasqyrim real të nivelit të arsimit në vend.Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e mërkurë me një komunikim live me ndjekësit në Facebook, duke njoftuar ngjitjen me dhjetra pikë në renditjen “PISA 2025” të nxënësve shqiptarë, një rankim që ai e quajti një ‘dëftesë të jashtëzakonshme’ për punën e bërë nga Ministria e Arsimit.Në pamje të parë, të dhënat e testimit 2025 tregojnë një përmirësim galopant krahasuar me nivelin e testimit të fundit të bërë në vitin 2022, duke e renditur Shqipërinë të parën në rajon.Por rezultati i Shqipërisë ka një problem; ai klasifikohet në kategorinë e ‘raportimit të kufizuar’ nga OECD për shkak se kampioni i mbledhjes së të dhënave nuk është bërë konform standardeve të kësaj organizate, reporter.al.Ndryshe nga vitet e tjera, Shqipëria ka dorëzuar të dhëna të rezultateve vetëm për 76% të shkollave, shumë më poshtë se standardi prej 85 për qind i kërkuar nga OECD, ndërsa janë përjashtuar nga testimi shkollat e vogla me më pak se 21 nxënës nga popullata e 15-vjeçarëve.Si pasojë, të dhënat për Shqipërinë shoqërohen në raport me një shënim, ku mungesa në mbulimin e kampionit konsiderohet ‘një boshllëk strukturor’, i cili nuk mund të korrigjohet me të dhëna statistikore.“Shkollat e përzgjedhura që nuk morën pjesë në vlerësim ka të ngjarë të jenë të përqendruara në mënyrë disproporcionale në zona rurale dhe socio-ekonomikisht të pafavorizuara, duke u shërbyer popullatave me performancë akademike historikisht më të ulët,” shkruhet në shënim.Ministria e Arsimit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore që organizon testimin nuk dhanë një përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi se pse ishte vendosur lënia jashtë e këtyre shkollave dhe nëse ky përjashtim kishte ndikuar në rritjen e rezultatet përfundimtare.Oliver Clavet, një zëdhënës për statistikat pranë OECD i tha BIRN

Objavljeno 07:47 · 2 min čitanja

Slika uz članak: ‘PISA 2025’: Pasqyra e deformuar e suksesit të qeverisë me arsiminFoto: Telegrafi
Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Sažetak · Balkan News

Rritja e klasifikimit të Shqipërisë në rezultatet e testimit ndërkombëtar, PISA 2025, u bazua mbi një kampion jogjithpërfshirës të shkollave, duke ndikuar në rezultate dhe shmangur një pasqyrim real të nivelit të arsimit në vend.Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e mërkurë me një komunikim live me ndjekësit në Facebook, duke njoftuar ngjitjen me dhjetra pikë në renditjen “PISA 2025” të nxënësve shqiptarë, një rankim që ai e quajti një ‘dëftesë të jashtëzakonshme’ për punën e bërë nga Ministria e Arsimit.Në pamje të parë, të dhënat e testimit 2025 tregojnë një përmirësim galopant krahasuar me nivelin e testimit të fundit të bërë në vitin 2022, duke e renditur Shqipërinë të parën në rajon.Por rezultati i Shqipërisë ka një problem; ai klasifikohet në kategorinë e ‘raportimit të kufizuar’ nga OECD për shkak se kampioni i mbledhjes së të dhënave nuk është bërë konform standardeve të kësaj organizate, reporter.al.Ndryshe nga vitet e tjera, Shqipëria ka dorëzuar të dhëna të rezultateve vetëm për 76% të shkollave, shumë më poshtë se standardi prej 85 për qind i kërkuar nga OECD, ndërsa janë përjashtuar nga testimi shkollat e vogla me më pak se 21 nxënës nga popullata e 15-vjeçarëve.Si pasojë, të dhënat për Shqipërinë shoqërohen në raport me një shënim, ku mungesa në mbulimin e kampionit konsiderohet ‘një boshllëk strukturor’, i cili nuk mund të korrigjohet me të dhëna statistikore.“Shkollat e përzgjedhura që nuk morën pjesë në vlerësim ka të ngjarë të jenë të përqendruara në mënyrë disproporcionale në zona rurale dhe socio-ekonomikisht të pafavorizuara, duke u shërbyer popullatave me performancë akademike historikisht më të ulët,” shkruhet në shënim.Ministria e Arsimit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore që organizon testimin nuk dhanë një përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi se pse ishte vendosur lënia jashtë e këtyre shkollave dhe nëse ky përjashtim kishte ndikuar në rritjen e rezultatet përfundimtare.Oliver Clavet, një zëdhënës për statistikat pranë OECD i tha BIRN

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...