Foto: TelegrafiKako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Sažetak · Balkan News
Grupi Houthi, i mbështetur nga Irani, i ka intensifikuar sulmet e tij në Jemen ditët e fundit, duke lëshuar pesë raketa balistike drejt zonave në jug dhe perëndim të provincës Taiz, gjë që ka shkaktuar panik te banorët dhe ka detyruar dhjetëra familje të largohen.Njëkohësisht, janë shtuar raportimet për abuzime të Houthëve ndaj civilëve në al-Wazi'iyah dhe Mawza (provinca Taiz) dhe në Hays (provinca Hodeidah), ku luftimet kanë shkaktuar një valë të madhe shpërnguljesh.Banorët thanë se fushatat e arrestimeve dhe bastisjet nëpër shtëpi detyruan më shumë se 150 familje të largoheshin dhe të drejtoheshin për në zonën Bani Omar, në jug të Taizit, e cila kontrollohet nga qeveria e Jemenit e njohur ndërkombëtarisht.Në provincën Hodeidah, forcat Huthu bastisën gjithashtu zyrat e disa organizatave humanitare, në mes të asaj që burimet lokale e përshkruan si një përshkallëzim të veprimeve kundër civilëve dhe punonjësve të ndihmës.Këto zhvillime pasuan rifillimin e sulmeve nga ana e Houthëve rreth Mokhas, ndërsa forcat qeveritare ripozicionuan dhe përforcuan praninë e tyre përgjatë bregdetit perëndimor të Jemenit.Forcat qeveritare dërguan gjithashtu përforcime nga Mokha drejt zonës Dhubab në provincën Taiz.Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes së Jemenit deklaroi të enjten në mbrëmje se çdo përparim "i përkohshëm" i Houthëve në terren nuk do t'i jepte grupit të drejtën për të imponuar një realitet të ri me forcë. Ai theksoi se shteti dhe forcat e armatosura ishin të afta të rimerrnin iniciativën dhe të vazhdonin atë që e quajti një "operacion parandalues" në fronte të shumta.Përplasjet midis Houthëve dhe forcave qeveritare shpërthyen një javë më parë dhe kanë qenë më të ashprat që nga arritja e armëpushimit në vitin 2022.Të paktën 500 njerëz, shumica e të cilëve luftëtarë, janë vrarë në luftime, sipas agjencisë AFP.Dhuna ka shkaktuar gjithashtu shpërnguljen e të paktën 20,000 njerëzve, sipas Kombeve të Bashkuara. Mijëra banorë nga Mokha dhe zonat përreth janë larguar drejt qytetit jug
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.