Foto: TelegrafiKako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Sažetak · Balkan News
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën ekskluzive për emisionin “Top Story” nga Haga, ka folur për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë, raportet me kryeministrin shqiptar Edi Rama, themelimin e Gjykatës Speciale dhe procesin gjyqësor ndaj tij.Thaçi e ka cilësuar organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë si një prej momenteve më të rëndësishme në historinë politike të Shqipërisë, duke shprehur shpresën që të gjendet një mundësi për pjesëmarrjen e Kosovës në margjinat e tij.“Konfirmimi për organizimin e samitit të NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, krahas anëtarësimit të saj në NATO, është pika kulminante e historisë politike të Shqipërisë. Paraqet besimin e perëndimorëve për progresin euro-atlantik të saj. Ky fakt duhet të bëjë të ndihet mirë çdo shqiptar”, ka deklaruar Thaçi.Duke iu referuar mungesës së Kosovës në Samitin e Ankarasë, ish-presidenti tha se shpreson që kryeministri Edi Rama të gjejë një mundësi ligjore për praninë e Kosovës në Tiranë.“Pas dështimit të Kosovës për prezencë në samitin e Ankarasë, shpresoj që Edi të gjejë ndonjë hapësirë legale për pjesëmarrje të Kosovës në margjinat e samitit në Tiranë. Edi e lehtësoi pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes. Samiti i NATO-s mund të jetë më i vështirë për përpjekjet e tij. Por, edhe Kosova duhet ta ndihmojë vetveten”, tha ai.Thaçi foli edhe për Ramën, duke thënë se kryeministri shqiptar e ka vizituar disa herë gjatë qëndrimit të tij në Hagë.“Edi më ka vizituar disa herë. I jam mirënjohës nga zemra. Ai, pikërisht përmes reformave, ka vendosur ta bëjë Shqipërinë evropiane”, u shpreh Thaçi.I pyetur nga Grida Duma për deklaratën e Ramës drejtuar presidentit amerikan Donald Trump lidhur me procesin ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Thaçi tha se pret vetëm një aktgjykim të drejtë dhe të paanshëm.“Pres një aktgjykim të drejtë, të paanshëm dhe të pandikuar nga askush dhe nga asnjë lloj motivi. Të vërtetën e kanë parë gjyqtarët, realitetin e ka parë edhe bota. Tashmë u mbetet at
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.