Skip to comments
Događaj u razvoju
Anu prattipati

Hamza takon të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së, diskutojnë për krizën institucionale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, nevojën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit politik e institucional.Hamza ka ritheksuar qëndrimin e PDK-së se Kosova ka nevojë për një Kuvend funksional dhe për rikthimin e rendit kushtetues e demokratik.Ai ka shprehur shqetësimin për zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit, duke kritikuar veprimet e partisë së parë, të cilat, sipas tij, kanë prodhuar shkelje kushtetuese dhe kanë thelluar krizën institucionale.Kreu i PDK-së ka deklaruar se bllokada duhet të marrë fund dhe se përgjegjësia për krijimin e institucioneve duhet të ushtrohet pa vonesa të tjera, duke respektuar vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe procedurat parlamentare.Në takim është vlerësuar gjithashtu rëndësia e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe nevoja për koordinim të vazhdueshëm të Kosovës me partnerët e saj ndërkombëtarë./Telegrafi/

Objavljeno 15:49 · ažurirano 16:16 · 1 min čitanja

Slika uz članak: Hamza takon të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së, diskutojnë për krizën institucionaleFoto: Telegrafi
Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Sažetak · Balkan News

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, nevojën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit politik e institucional.Hamza ka ritheksuar qëndrimin e PDK-së se Kosova ka nevojë për një Kuvend funksional dhe për rikthimin e rendit kushtetues e demokratik.Ai ka shprehur shqetësimin për zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit, duke kritikuar veprimet e partisë së parë, të cilat, sipas tij, kanë prodhuar shkelje kushtetuese dhe kanë thelluar krizën institucionale.Kreu i PDK-së ka deklaruar se bllokada duhet të marrë fund dhe se përgjegjësia për krijimin e institucioneve duhet të ushtrohet pa vonesa të tjera, duke respektuar vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe procedurat parlamentare.Në takim është vlerësuar gjithashtu rëndësia e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe nevoja për koordinim të vazhdueshëm të Kosovës me partnerët e saj ndërkombëtarë./Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...