Foto: TelegrafiKako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Sažetak · Balkan News
Avokatja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Sophie Menegon, ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë në çështjen që lidhet me veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, duke thënë se rasti ndaj klientit të saj lidhet në thelb me biseda të zhvilluara në Njësinë e Paraburgimit.Deklarata e saj është shpërndarë në platformën “X” nga avokati Luka Misetiq.Sipas Menegon, ndaj Thaçit nuk ka pretendime për ryshfet, detyrim apo kërcënim të dëshmitarëve dhe as për ndërhyrje konkrete ndaj tyre.“Kjo çështje në thelb përmblidhet në një të vërtetë: zoti Thaçi po gjykohet për zhvillimin e një bisede në Njësinë e Paraburgimit. Nuk ka asnjë pretendim për ryshfet, detyrim apo kërcënim ndaj dëshmitarëve. Nuk ka asnjë pretendim për ndërhyrje konkrete te dëshmitarët”, citohet të ketë thënë Menegon.Ajo ka shtuar se, sipas qëndrimit të mbrojtjes, në këtë rast nuk ka viktima dhe se bisedat për të cilat akuzohet Thaçi nuk kanë prodhuar pasoja konkrete jashtë Njësisë së Paraburgimit.“Në këtë rast nuk ka asnjë viktimë… Prokuroria kërkon që zoti Thaçi të dënohet me gjashtë vjet burg për biseda të zhvilluara brenda një njësie paraburgimi, të cilat nuk patën asnjë ndikim real në botën jashtë”, ka thënë Menegon.Thaçi po përballet me një proces të veçantë gjyqësor që lidhet me pretendimet për pengim të administrimit të drejtësisë. /Telegrafi/Thaçi's Counsel Menegon's response: "This case fundamentally comes down to one truth: Mr. Thaçi is on trial for having a conversation in the Detention Unit. There is no allegation of a bribe, compulsion, or threat against witnesses. There is no allegation of actual interference… https://t.co/jApHtmuiZH — Luka Misetic (@MiseticLaw) September 10, 2026
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.