Skip to comments
Događaj u razvoju
Ferizaj lokale

Zjarri rrezikoi shtëpitë në Belinc të Shtimës, Policia dhe zjarrfikësit ndërhyjnë për ta shuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Shtime kanë intervenuar në një incident zjarri në zonën malore të fshatit Belinc.Sipas Policisë, zjarri kishte përfshirë një pjesë të kodrës dhe paraqiste rrezik për shtëpitë dhe pronat e banorëve të lagjes, për shkak të përhapjes së tij.Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vepruar në koordinim me njësitë e zjarrfikësve.Policia ka bërë të ditur se gjatë intervenimit është kontribuar në menaxhimin e situatës, sigurimin e zonës dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës.“Reagimi i shpejtë, koordinimi ndërinstitucional dhe angazhimi profesional i policisë dhe zjarrfikësve kanë ndihmuar në përballimin e situatës dhe shuarjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejme të tij drejt zonave të banuara”, thuhet në komunikatën e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar që në situata emergjente të jetë pranë qytetarëve dhe të veprojë për mbrojtjen e jetës dhe pronës. /Telegrafi/

Objavljeno 13:28 · ažurirano 13:45 · 1 min čitanja

Slika uz članak: Zjarri rrezikoi shtëpitë në Belinc të Shtimës, Policia dhe zjarrfikësit ndërhyjnë për ta shuarFoto: Telegrafi
Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Sažetak · Balkan News

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Shtime kanë intervenuar në një incident zjarri në zonën malore të fshatit Belinc.Sipas Policisë, zjarri kishte përfshirë një pjesë të kodrës dhe paraqiste rrezik për shtëpitë dhe pronat e banorëve të lagjes, për shkak të përhapjes së tij.Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vepruar në koordinim me njësitë e zjarrfikësve.Policia ka bërë të ditur se gjatë intervenimit është kontribuar në menaxhimin e situatës, sigurimin e zonës dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës.“Reagimi i shpejtë, koordinimi ndërinstitucional dhe angazhimi profesional i policisë dhe zjarrfikësve kanë ndihmuar në përballimin e situatës dhe shuarjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejme të tij drejt zonave të banuara”, thuhet në komunikatën e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar që në situata emergjente të jetë pranë qytetarëve dhe të veprojë për mbrojtjen e jetës dhe pronës. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...