Foto: TelegrafiKako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Sažetak · Balkan News
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të pandehurve, të arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në rastin e tjetërsimit të një prone në Fushë Kosovë, në vlerë prej 1.5 milionë eurosh. Bëhet fjalë për G.Z., A.G., L.M., D.G. dhe E.A., ndaj të cilëve gjykata ka caktuar masa alternative të sigurisë.Sipas aktvendimit, gjyqtari i procedurës paraprake e ka vlerësuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.Pesë të pandehurve u është caktuar masa e “ndalimit për t’iu ofruar vendit apo personit të caktuar”, në kohëzgjatje prej një muaji, nga 8 shtatori deri më 8 tetor 2026.Ata janë obliguar që të mos i afrohen në distancë prej 200 metrash Komunës së Fushë Kosovës. Në rast se e shkelin këtë masë, ajo mund të zëvendësohet me paraburgim. Detaje nga arrestimi i 5 zyrtarëve në Fushë Kosovë, dyshohet për tjetërsimin e një prone prej 1.5 milionë eurosh Gjykata ka caktuar gjithashtu masën e paraqitjes në stacionin policor ndaj të pesë të pandehurve, po për periudhën nga 8 shtatori deri më 8 tetor.“Me rastin e vendosjes, Gjykata konstatoi se me masat e lartcekura tani për tani do të arrihet që procedura penale të zhvillohet e pa penguar”, thuhet në aktvendim.Rasti lidhet me arrestimin e pesë zyrtarëve në Fushë Kosovë, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe tjetërsim të një prone me vlerë rreth 1.5 milionë euro.Pesë të pandehurit fillimisht ishin ndaluar për 48 orë pas arrestimit, ndërsa tani do të mbrohen në procedurë të rregullt, nën masat e caktuara nga gjykata.Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.